La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas: Jemi në gjak se dole në TV, do të ndajmë në 14 copa

Shqipëria

La nusen për virgjërinë, familjarët e ish-gruas: Jemi në gjak se dole në TV, do të ndajmë në 14 copa

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 12:38
Avni Allmeta

Një ditë më parë, Avni Allmeta nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, të cilën e kishte kthyer pasi nuk e gjeti të virgjër, por 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur', 36-vjeçari ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-vjeçari Sami Allmeta tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish-bashkëshortes së djalit, i cili i ka thënë se i kishin një gjak borxh. “Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”,- tha i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka. 

I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, Samiu thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”,- tha ai. 

Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët. Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur tek motra në Tiranë. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit. Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat