Basha: Të vendosur për një aksion opozitar kundër krimit

Shqipëria

Basha: Të vendosur për një aksion opozitar kundër krimit

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 15:39
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me aleatët e tij. Ai është konsultuar për aksionin opozitar. Basha ka bërë të ditur se janë të vendosur për të ndërtuar një aleancë të madhe në luftën kundër krimit.

Ai ka shtuar se gjatë këtij takimi prej pothuajse 4 orësh më shumë ka dëgjuar dhe se ky ishte qëllimi i takimit. “Mund t’ju them se nga ky takim dal më i inkurajuar e i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe, sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të Shqipërisë në vend droge”, tha Basha.

Ndërsa i pyetur mbi largimin nga grupi të deputetit demokrat Mhill Fufi, Basha nuk pranoi të jepte komente për gazetarët, duke u shprehur se do të ketë komunikime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat