“Revoltë” ndaj urbanëve në Tiranë: Qytetarët marrin “peng” autobusin

Shqipëria

“Revoltë” ndaj urbanëve në Tiranë: Qytetarët marrin “peng” autobusin

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 12:14
Autobusi urban

Nëse del në mëngjes për të ikur në punë dhe do të marrësh urbanin, do të përballesh me një betejë të vërtetë për të gjetur një vend.

Kjo, duke qenë se ata mbushen plot.

Stacionet plot me njerëz që presin autobusin e radhës, tashmë është një pamje që e sheh çdo mëngjes, shkruajnë mediat shqiptare.

Për këtë arsye, disa qytetarë të irrituar kanë bllokuar sot një autobus të “Tiranës së Re”.

Ata kërkonin të hipnin në të, edhe pse ishte plot.

Banorët ankohen se autobusët e kësaj linje vonohen shumë dhe për më tepër ecin shumë ngadalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat