Bushati: Përmirësimet në ligjin e ri të tatimeve përkrahin biznesin

Shqipëria

Bushati: Përmirësimet në ligjin e ri të tatimeve përkrahin biznesin

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:37
Ervin BushatiPërmirësimet

 Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Finacave, Ervin Bushati thotë se ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” u vijnë në ndihmë aksionerëve më të mëdhenj të një shteti që janë bizneset e ndershme.

“Ligji i ri “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” reflekton pritshmëritë dhe kërkesat e bizneseve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe miradministrimit tatimor”, shkruan Bushati në rrjetin social “Facebook”.

Ky ligj, sipas tij, rrit transparencën me biznesin për vendimet e administratës tatimore, unifikon qëndrimet e administratës për raste të ngjashme si dhe përmirëson procesin e informimit të biznesit, për zbatimin e legjislacionit fiskal.

Ndryshimet, komenton Bushati, nxisin rritjen e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor, duke i dhënë mundësi bizneseve të vetëkorrigjohen si dhe thjeshton procedurat e ndjekuara prej tyre.
“Riorganizimi i administratës tatimore, synon rritjen e mirëadministrimit tatimor, rritje transparence në vendimmarrje për kontrollet tatimore, përcakton afate të qarta të kryerjes së një kontrolli dhe jo më zgjatje e kontrolleve tatimore pa afate të përcaktuara qartë. Ky organizim është përcaktuar në bashkëpunim dhe me asistencën e FMN-së”, shkruan deputeti socialist.

Ligji, shprehet ai, synon paanshmëri dhe transparencë të vendimeve të apelimeve e të detyrimeve tatimore, duke ristrukturuar kështu procedurat e vendimmarrjes dhe thjeshtimin e procesit të apelimit duke synuar uljen e kostove për bizneset edhe duke rritur besimin e këtij të fundit tek institucioni i apelimit tatimor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat