Basha flet për koalicionin me LSI: Ja kushti ynë

Shqipëria

Basha flet për koalicionin me LSI: Ja kushti ynë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:21
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke tentuar të prishë zgjedhjet e lira e demokratike në vend. Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se Rama e ka bërë drogën pjesë të projektit të tij politik, me anë të së cilës dëmton zgjedhjet e lira.

Sipas tij, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, situata me drogën dhe moszbatimi i ligjit për dekriminalizimin, janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Mediet më prestigjoze të botës, institucionet ndërkombëtare, mediet shqiptare, opozita dhe qytetarët shqiptarë janë duke ngritur alarmin për shndërrimin e Shqipërisë në një narko-Republikë. Kapen mesatarisht 5 ton drogë në javë dhe Rama përgjigjet sikur të jetë avokat i drogës”, ka thënë kreu demokrat.

Lulzim Basha ka theksuar se PD-ja bën aleancë me LSI-në, në rast se kjo forcë politike refuzon politikën e Ramës, që sipas tij është rruga e krimit dhe e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat