Kreu i KQZ-së, skualifikohet Lleshaj, vijojnë garën 4 kandidatët e tjerë

Shqipëria

Kreu i KQZ-së, skualifikohet Lleshaj, vijojnë garën 4 kandidatët e tjerë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 11:32
Komisioni i Ligjeve

 Komisioni i Ligjeve votoi sot katër nga pesë kandidaturat për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni skualifikoi nga gara kandidatin Anton Lleshaj, ndërsa votoi Koli Belen, Denar Bibën, Lefterije Luzin dhe Rozeta Ivanovën.

Mbledhja e Komisionit u bojkotua nga Partia Demokratike. Nga katër kandidaturat e votuara nga mazhoranca, opozita pritet të skualifikojë 2 prej tyre. Më pas dy kandidatët e përzgjedhur do të shkojnë në Kuvend për votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat