Universitetet - Digjen kuotat e Arkitekturës, Inxhinierisë Matematike dhe Fizike

Shqipëria

Universitetet - Digjen kuotat e Arkitekturës, Inxhinierisë Matematike dhe Fizike

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 18:17
ilustrim

Universitetet kanë sërish kuota të lira edhe pas shtyerjes disa herë të afateve të regjistrimeve. Me këtë situatë përballen disa degë në universitetin Politeknik dhe në universitetin e Mjekësisë ku dega e farmacisë ka ende 14 kuota të lira dhe nuk ka më kandidatë në listë pritje. Formula e re e pranimeve dhe konfuzioni i krijuar në rradhët e maturantëve, i detyron rektorët të kërkojnë shkurtim të afateve të pranimeve në vitin e ardhshëm akademik.

24 orë nga mbyllja e regjistrimeve në universitete, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të afateve, institucionet e arsimit të lartë vijojnë të kënë kuota të lira. Drejtuesit e universitetve do të diskutojnë pas datës 1 nëntor për të parë mundësinë e rishpërndarjes së kuotave ose aplikime të reja për vendet e mbetura bosh, pasi nga ky proces edhe në degët të kërkuara si në universitetin politikenik dhe në atë të mjekësisë nuk kanë më kandidatë në listë pritje.

Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik:   Janë dy fakultete, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakulteti i Inxhinierësë Matematike dhe Inxhinerisë Fizike të cilët nuk kanë më lista priteje. Në tre ditët e fundit nuk ka më kandidatë që do regjistrohen. Në Fakultetin e Arkitekturës janë regjistruar 179 nga 183 kuota, pra 4 kuota janë bosh. Kurse në fakultetin e inxhinierisë Matematike dhe Fizike janë 90 të regjistruar nga 130 kuota.

Regjistrimet mbyllen në datën 1 nëntor. Ky është viti i parë në universitet ku pranimet u bënë me formulën  e re, sipas kritereve të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë në bazë të ligjit të ri. Për herë të parë procesi i pranimeve ka zgjatur disa muaj, dhe për shkak të konfuzionit në rradhët e maturanëtëve, rektorit do të kërkojnë shkurtim të afatit në të gjithë këtë proces vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat