“Kanabisti dixhital” i ankohet Berishës: Nuk po nxjerr fitime nga biznesi i hashashit

Shqipëria

“Kanabisti dixhital” i ankohet Berishës: Nuk po nxjerr fitime nga biznesi i hashashit

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 21:47
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në “Facebook” shqetësimin e një “kanabisti dixhital” për rënien e fitimeve nga biznesi i hashashit.

“Përshëndetje z. Sali Berisha. Ka ra kilja e hashashit njëlloj me duhanin që prodhohet në Shkodër. Mirë që çmimin e ulën këto të qeverisë, por kërkojnë edhe 30 euro për 1 rrënjë, ku me i ra llogarisë kaq është fitimi i një bime me këtë çmim që është në treg. Kjo do të thotë që i gjithë populli shqiptar po punon për të pasuruar xhepat e këtyre kriminelëve në pushtet, mos me i pagujt, kemi frikë se na burgosin, në bëjnë presion në rrugë, kemi frikë të ecim të lirë deri sa t’i paguajmë, e lloj lloj mënyrash të tjera”, shkruan “kanabisti dixhital” në mesazhin për Berishën.

Më pasi dërguesi i mesazhit bën një llogaritje të fitimeve, duke u shprehur se në “biznesin” e hashashit po fiton shteti e po humbasin qytetarët.

“Kapin ata që s’kanë bukë të hanë e ua presin hashashin që ta nxjerrin në media. Ky vit është thjesht një dështim për të gjithë ata persona që e shisnin këtu në Shqipëri. Rroftë mundi që kemi bërë 6-7 muaj rresht, ditë, natë. Rroftë 200 kilogrami që morëm, 200 euro kg=40.000 euro. 25,000 euro kërkon shteti, 5000 euro punëtorët, 3000 euro fara dhe nja 1500 euro shpenzime të tjera. Që domethënë 5500 euro fitim për 6 muaj. Turp, dështim total për ne, fitim marramendës për shtetin”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat