Një koncert-protestë është zhvilluar në Tiranë për të kundërshtuar importin e plehrave në Shqipëri.
Ligji tashmë kthyer nga Presidenti Bujar Nishani për t’u rishqyrtuar në Kuvend, ndërsa shoqëria civile kërkon që ligji të votohet kundër nga deputetët.
Koncerti-protestë në Tiranë u mbajt tek zona e ‘Piramidës’, ku merrnin pjesë këngëtarë të ndryshëm, figura të njohura publike, ambientalistë e gazetarë që kundërshtojnë importin e mbetjeve në vendin tonë.
Ligji për importin e plehrave është hartuar nga Partia Socialiste, e cila mbrohet me forcë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se do ta votojnë përsëri.