Tërmeti, ambasada shqiptare në Romë vë në dispozicion dy numra emergjence

Shqipëria

Tërmeti, ambasada shqiptare në Romë vë në dispozicion dy numra emergjence

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 16:16
Ambasada shqiptare në Romë

Ambasada shqiptare në Romë ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613, pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm Italinë Qendrore.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria është pranë Italisë mike në këto momente të vështira.

“Italia mike u godit sërish nga një tjetër tërmet mëngjesin e sotëm. Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira”, thotë Bushati në njoftimin për media. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat