Basha: Rama do të manipulojë zgjedhjet e 2017-ës

Shqipëria

Basha: Rama do të manipulojë zgjedhjet e 2017-ës

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 10:12
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, është takuar një ditë më parë me raporterët e Këshillit të Europës, nga ku akuzoi maxhorancën se po krijon çdo instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Basha ka theksuar se kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës theksoi se lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri. “Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri.

Në zgjedhjet e 2015ës e më pas në ato të Dibrës, Edi Rama tregoi qartë se paratë e drogës dhe rrjetet kriminale do të përdoren për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do blejë pushtet politik”, është shprehur kreu i opozitës para zyrtarëve europianë. Basha me raporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly theksoi se kanabizimi i vendit me shpejtësi të madhe është pasojë e marrëveshjes së Kryeministrit me segmentet kriminale, që sipas tij çoi edhe në kriminalizimin e Parlamentit dhe administratës. Më tej Basha tha se Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve të ushtrojnë presion ndaj qeverisë së majtë për ndalimin e kultivimit dhe trafikut të kanabisit.

“Kjo përbën rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme. Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe shembull janë Rroshi, Bushi, Prenga e dhjetëra drejtues tre posteve kyçe në administratë dhe polici. Nëse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe nuk ndërmerren veprime energjike, nën presion ndërkombëtar, për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është e pamundur që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje”, është shprehur Basha. Kryetari i PD-së iu përgjigj interesimit të dy raporterëve në lidhje me lirinë e medias, duke theksuar se Kryeministri shantazhon dhe bën i bën presion medias që të mos thellohet në aferat korruptive.

“Presioni i vazhdueshëm i Edi Ramës ka bërë që hapësira mediatike për aferat korruptive, presionet kriminale dhe situatën e rëndë ekonomike të ketë pak ose aspak hapësirë”, tha ai.

Duke folur për reformën zgjedhore, Basha është shprehur se kryeministri ka vonuar në mënyrë të qëllimshme këtë reformë duke e lidhur me zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017. “Në mënyrë të qëllimshme, Rama ka vonuar dhe bërë të pamundur reformën zgjedhore tashmë që pas një muaji fillojnë përgatitjet zgjedhore. Në këto kushte, standardet e zgjedhjeve demokratike dhe legjitimiteti i zgjedhjeve do cenohen rëndë”, është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat