3 shqiptarët e arratisur nga burgu, “Janë të rrezikshëm dhe s’kanë asgjë për të humbur”

Shqipëria

3 shqiptarët e arratisur nga burgu, “Janë të rrezikshëm dhe s’kanë asgjë për të humbur”

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 08:52
Të arratisurit

“Janë të rrezikshëm dhe të gatshëm për gjithçka dhe me shumë mundësi kanë bashkëpunëtorë që i ndihmojnë”.

Kështu shkruajnë mediat italiane për tre shqiptarët e arratisur me çarçaf nga burgu i Rebibbia-s, natën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur Italia u trondit nga një tërmet.

Pas publikimit të fotografive të shqiptarëve në media, hetuesit kanë marrë disa sinjalizime nga qytetarët dhe janë duke verifikuar vërtetësinë e tyre. Për t’u fshehur, të arratisurve u duhen vende të sigurta dhe para, prandaj për hetuesit është e rëndësishme të zbulojnë se kujt mund t’i drejtohen për ndihmë.

Të tre shqiptarët kanë një CV kriminale të pasur. Tesi Basho, 35 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë një çift rumun, pas një grindjeje për motive të dobëta. Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli akuzohen dhe janë dënuar për trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

“Nuk kanë asgjë për të humbur dhe me shumë mundësi kanë mbështetje të jashtme si logjistike, ashtu edhe ekonomike” – thonë hetuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat