Të rinjtë aplikojnë jashtë për punë

Shqipëria

Të rinjtë aplikojnë jashtë për punë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 20:08
Ilustrim

Qindra të rinj kanë zgjedhur të aplikojnë jashtë Shqipërisë për tu punësuar. Veçse në vendet europiane ata janë të gatshëm të ikin edhe me larg për të siguruar të ardhmen.

Katari është një prej destinacioneve, ku dhjetëra të rinj kanë plotësuar ofertat e punësimit. Për ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, niveli i pagave është ajo që josh më shumë të rinjtë aplikant.
Në konferencën “Punësimi, mundësitë dhe kontratat e punësimit brenda dhe jashtë vendit”, të rinjtë u njohën edhe më ofertat e punësimit të vlefshme deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat