“Shpërthen” deputetja: Pezullimi i vettingut, degradim total, kalbëzim në çdo hallkë i 1 perandorie korruptive

Shqipëria

“Shpërthen” deputetja: Pezullimi i vettingut, degradim total, kalbëzim në çdo hallkë i 1 perandorie korruptive

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:05
Mirela Ferracaku

Pezullimin e ligjit të vettingut nga ana e Gjykatës Kushtetuese e ka komentuar edhe deputetja kristjandemokrate, Mirela Ferracaku.

Sipas saj ky vendim është një vetgjyqësi që tregon një degradim total të sistemit që ka vrarë ëndrrën e popullit për drejtësi.

Reagimi i Ferracakut

Kthimi i Vettingut nga Gjykata Kushtetuese është “grahma” e fundit e një sistemi që po perëndon. Është sintezë e degradimit total, e kalbëzimit në çdo hallkë të një perandorie korruptive që për vite me rradhë ka plaçkitur dhe vrarë ëndrrën për Drejtësi të një populli të tërë.

Se në ç’gradë është dekompozimi i këtij sistemi mjafton të sjellësh në mendje vetëm një fakt: Të vetmin nen që ktheu Kushtetuesja është vlerësimi ndërkombëtarisht i trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetëm kësaj i tremben ata…

Dhe ky vlerësim përfshin kontrollin e pasurive, integritetin në gjykim dhe aftësinë profesionale. Është thellësisht e qartë frika e tyre. Lë pastaj kur e ço nëpërmend se vetë Gjykata Kushtetuese është objekt i Vettingut është për të vënë duart në kokë.

Në cilin parim të Drejtësisë Universale, subjekti mund të gjykojë vetveten?!

Kjo është vetëgjyqësi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat