Ben Blushi me anëtarët e partisë së tij: Nesër jemi me mijëra

Shqipëria

Ben Blushi me anëtarët e partisë së tij: Nesër jemi me mijëra

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 23:24
Ben Blushi

Tashmë Ben Blushi ka një tjetër rol në skenën politike shqiptare. Ish-deputeti socialist po përpiqet ti japë jetë projektit të tij më të ri politik.

Së fundmi Blushi ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një foto me anëtarët më të rinj të partisë së tij Nisma.

Blushi shkruan se nesër, mbështetësit do të jenë me mijëra duke paralajmëruar kështu aksionin për formësimin e projektit të tij politik.

“Një takim i paharruar. Sonte morëm vendimin e duhur. Pas një jave do jemi mijëra”, shkruan Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat