Basha: Referendum dhe moratorium për mbetjet

Shqipëria

Basha: Referendum dhe moratorium për mbetjet

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:07
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij përdori dyfytyrësinë sa i takon çështjes së importit të mbetjeve.

“Qeveria Rama në mënyrë të pabesë jo vetëm ka shkelur angazhimin për të mos importuar plehra, por i ka mohuar shqiptarëve të drejtën për referendum dhe në mënyrë të pabesë ka kaluar një ligj që i hap rrugën mafies së plehrave të sjellë plehrat e botës në Shqipëri, për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre”, ka thënë Basha.

Kreu i popzitës është shprehur se, “kjo çështje ka ekspozuar pafytyrësinë kriminale të qeverisë së Edi Ramës, e cila jo vetëm anuloi këtë ligj në 2013, por në 2014 krijoi një detyrim ligjor që brenda 2016-s bashkitë të përfundonin procesin e diferencimit të mbetjeve”.

“Sot, Edi Rama ka dështuar ta zbatojë VKM-në që mori. Shqipëria është e mbytur në plehra, të cilat digjen në mënyrë kriminale dhe dëmtojnë shëndetin e qytetarëve. Në vend që të pranojë dështimin me VKM-në e tij, Edi Rama thotë se, jo vetëm që nuk do të pastroj plehrat e bashkive, por do të sjell këtu edhe ato të Europës”, ka thënë Basha.

Më pas ai ka ritheksuar se, “kryeministri ia ka lënë peng Shqipërinë krimit dhe kartelit të drogës”. “E ka kthyer Shqipërinë në një burg ku ai sillet si drejtori psikopat dhe i droguar, i cili duhet të largohet një orë e më parë”, ka vijuar Basha, duke shtuar se në një situatë të tillë referendumi është një domosdoshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat