Shqipëria bëhet pjesë e itinerareve turistike të kompanisë MSC Cruise

Shqipëria

Shqipëria bëhet pjesë e itinerareve turistike të kompanisë MSC Cruise

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:57
Ilustrim

Një ndër kompanitë më të mëdha në botë të turizmit me anije, MSC, ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në destinacionet e saj turistike, duke u bërë kompania e parë globale që përfshin në itineraret e saj Shqiperinë.

Sipas zëdhënësve të kësaj linje, duke nisur nga muaji prill i vitit 2017, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve një javore

Do të jetë krociera MSC Poesia, e cila do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon në portin antik të Olimpit dhe Mikonos në Greqi, Dubrovniku në Kroaci dhe Saranda në Shqipëri.

Në Sarandë, krociera do të qëndrojë 8 orë duke nisur nga mesdita. Destinacionet turistike mjaft tërheqëse të Sarandës si Syri i Kaltër apo parku i Butrintit, duket se kanë qenë një shtysë e mirë për MSC që të marrë këtë vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat