Paga reale në 2014-2015 u rrit me 2.2%

Shqipëria

Paga reale në 2014-2015 u rrit me 2.2%

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:46
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi

Për vitet 214-2015 paga reale në Shqipëri u rrit me 2.2 për qind, sipas të dhënave nga INSTAT dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi publikoi sot në profilin e saj në “Facebook” disa të dhëna për ekonominë shqiptare.

Sipas ministres, kjo rritje u shënua pavarësisht inflacionit të rritur me 1.9%. “Paga reale mesatare në vitin 2014 ishte 45,539 lek/muaj ndërsa në vitin 2015 ishte 46,829 lek/ muaj”, shkruan ajo.

Ekonomi shtoi se fluksi i investimeve të huaja në vend në vitin 2015 rezultoi të ishte 870 milionë euro. “Në vend operonin rreth  10.580 ndërmarrje të huaja ose të përbashkëta. Përqindja  mbulimit që  vinte nga  investimet e huaja përkundrejt remitancave ishte rreth 72%. Kjo shifër ishte 4 pikë përqindje më e madhe se sa në 2014.  Shkëmbimet  me rajonin dhe vendet CEFTA, për sa i takon eksporteve, rritur me 12 %”, vijon më tej Ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat