Harito prezanton nënshkrimin online: Ja përfitimet

Shqipëria

Harito prezanton nënshkrimin online: Ja përfitimet

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 21:25
Ministrja Harito

Ofrimi gjithnjë e më tepër i shërbimeve publike në mënyrë elektronike shtroi nevojën e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik.

Ministrja e Inovacionit nga qyteti i Elbasanit bëri një demonstrim se si qytetarët mund të marrin dhe përdorin shërbimin elektronik. Ministrja Harito tha se zhvillimet teknologjike bëjnë të mundur evitimin e radhëve, burokracive dhe korrupsionit. “Vetëm përmes disa klikimeve të thjeshta dhe nënshkrimit online ju do të mund të merrni shumë shpejt shërbimin e kërkuar”, tha Harito. 

Rreth 280 shërbime të portalit “e-Albania” janë tashmë të mundura elektronikisht. Pritet që së shpejti edhe shërbimet që ofrojnë bashkitë të bëhen të mundura në të njëjtën mënyrë, për të ndihmuar sidomos qytetarët nga njësitë e largëta administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat