Veliaj është kryebashkiaku që ha thonjtë. Ja çfarë thotë për jetën seksuale

Shqipëria

Veliaj është kryebashkiaku që ha thonjtë. Ja çfarë thotë për jetën seksuale

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:20
Erion Veliaj

Në intervistën 60 sekondëshe, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka zbuluar disa sekrete për jetën e tij.

Çfarë do kishe ndryshuar në ceremoninë e dasmës?

Do kisha marrë pak verë më të mirë.

Nëse jo në politikë ku do ju shihnim?

Ndoshta eksplorator në Afrikë

Cila është krenaria më e madhe?

Nëna ime.

Çfarë ju ka ngelur peng?

Fillova të luaj futboll, t’i bija kitarës, dështova me sukses në të dyja, kjo e treta e vërteta po rezulton më e mirë.

A jeni tip romantik?

Jo aq sa mund të isha.

Për kë do e lije politikën?

Për të udhëtuar, më pëlqen shumë të eksploroj

Dëgjoni muzikë shqip?

Dëgjoj shumë, dëgjoj Alban Skënderajn, Era Istrefin, Dua Lipën.

Hera e fundit që keni parë film në kinema?

Batman me Supermen

Vesi më i keq i juaji?

Unë ha thonjtë.

Po mania?

Jam më shumë perfeksionist seç duhet

A ka ndikuar në jetën tuaj seksuale të qenurit i pari i Tiranës?

Fare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat