Kjo është anija shqiptare në operacionin e NATO-s në Egje

Shqipëria

Kjo është anija shqiptare në operacionin e NATO-s në Egje

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:43
Anija shqiptare në detin Egje

Kjo është anija shqiptare që  do t'i bashkohet patrullimit të NATO-s në detin Egje me vendim të Qeverisë Shqiptare, firmosur mbrëmë nga Kryeministri Edi Rama. Anija e klasit “Iliria” ka edhe një personel prej 21 ushtarakësh.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë, për herë të parë do të marrin pjesë në një operacion detar të NATO-s të quajtur “Aegean Sea”. Duke filluar nga muaji nëntor, Shqipëria do të marrë pjesë në këtë operacion në ndihmë të krizës së emigrantëve dhe refugjatëve.

Misioni është monitorimi dhe vëzhgimi i kalimeve të paligjshme në zonën e aktivitetit/hapësirën detare në bashkëpunim me autoritetet detare të Greqisë, Turqisë dhe misionit të BE-së “FRONTEX”, për ndërprerjen e linjave të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në detin Egje, deri në një situatë të qëndrueshme.

Me këtë operacion synohet demonstrimi i vazhdueshëm i angazhimit të NATO-s në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërprerë linjat e trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në Detin Egje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat