Basha: Për sistemin e sotëm politik kemi përgjegjësi

Shqipëria

Basha: Për sistemin e sotëm politik kemi përgjegjësi

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:00
Lulzim Basha

Për PD prioritet është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe më pas të diskutohet për reformën zgjedhore. Lideri demokrat Lulzim Basha në një trakim me drejtues të strukturave të PD, dega 7 tha se zgjedhjet e lira nuk garantohen pa largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa cilësoi bashkëfajtorë edhe demokratët për sistemin e sotëm politik.

Për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, sistemi aktual zgjedhor është bërë burim për mbushjen e parlamentit me kriminelë. Ai garantoi se PS do të shqyrtojë mundësitë për t;i dhënë fund këtij sistemi, por kjo nuk do të jetë e mundur në zgjedhjet e ardhshme.

Basha: Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli.

Ndërkohë në takimin me drejtues të strukturave të partisë në njësinë 7, kreu i opozitës vijoi akuzat kundër kryeministrit për të cilin tha se vazhdon të mbahet nga krimi që e veshi me pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat