Mimoza Hafizi zbulon "përsheshin" e Ramës...'ai të trullos, të krijon iluzione'

Shqipëria

Mimoza Hafizi zbulon "përsheshin" e Ramës...'ai të trullos, të krijon iluzione'

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:02
Mimoza Hafizi dhe Edi Rama

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë përmes një statusi në Facebook, mbajti një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë ku ju përgjigj kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë në një intervistë televizive përgënjeshtroi t’i kishte ofruar ndonjë post ministror Hafizit (gjatë muajit korrik) duke thënë: “le të hajë përsheshin në partinë e Ben Blushit”.

Duke ironizuar deputetja tha se përsheshi i saj është dija, ndërsa nga ana tjetër shigjetoi kryeministrit duke u shprehur se përsheshi i tij është kanabisi.

Gjatë fjalës së saj ajo zbuloi edhe arsyen përse u “nda” me Ramën, duke u larguar nga PS-ja për t’iu bashkuar partisë së re të deputetit Blushi...edhe pse sipas saj, është kryeministri Rama ai që duhej të kishte dorëzuar mandatin në momentin kur nuk mbajti premtimet që i bëri shqiptarëve që e sollën në pushtet.

“Unë jam njeri i librave, shkruaj libra për atomet, universin, që i hapin mendjen studentëve, mësuesve lexuesve, ju e përçmoni, e quani pa vlerë, nuk e doni dijen, jo më kot Shqipëria po rend në rrugën e kanabisit. Dija ime, apo përsheshi im dhe kanabisi që gjeti shesh për përshesh në qeverinë tënde, e kanë të përbashkët. Të dy të ngrenë në qiellin e lumturisë, por përsheshi im e ka fluturimin të sigurt, nuk të rrëzon, kanabisi, përsheshi yt të trullos, të krijon iluzione por të përplas në botën e pashpresë.

Unë zgjidh ekuacione, me dashuri për natyrën, kurse ju e përbuzni shkencën, se qeverisja në respekt me shkencën nuk lejonte mbetjet. Jam në këtë Kuvend për të mbrojtur dijen dhe ngritur shtetin, përmes librit për të ndryshuar politikë, ndaj dhe u ndamë. Dija që sjell shtet funksional, ndaj mora edhe mandatin, ju vazhdoni për ku jeni nisur, por jo në rrugën që iu premtua shqiptarëve. Me pak dinjitet jeni ju që duhet të kishit dorëzuar mandatin, unë do vazhdoj rrugën time”, tha ajo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat