Reshjet e shiut, Lezha vijon të përmbytet

Shqipëria

Reshjet e shiut, Lezha vijon të përmbytet

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:10
Foto

Lezha e sheh veten të përmbytur menjëherë pasi nisin të bien reshjet e para të shiut. Qyteti është gdhirë sot nën ujë, ku ndër lagjet më problematike paraqitet “Besëlidhja”. Përmbytje të tokave bujqësore janë shënuar edhe në fshatrat Barbullojë dhe Bilnisht.

Në një deklaratë të ministrisë së Bujqësisë thuhet: “Si pasojë e këtyre reshjeve, deri rreth orës 10.00 të ditës së sotme, gjenden nën ujë, në Zadrime rreth 350 hektarë toka, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen-Barbullojë, rreth 150 hektarë. Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në sipërfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat