Rikthehet në Tiranë biznesmeni libanez, ja çfarë thotë për investimin qindra milionë euro

Shqipëria

Rikthehet në Tiranë biznesmeni libanez, ja çfarë thotë për investimin qindra milionë euro

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:48
Faad Mitri

Faad Mitri, biznesmeni i dhunuar barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës është detyruar të kthehet për një arsye të trishtë në Tiranë, humbjen e nënës, pak javë pasi u largua me barrelë.

BalkanWeb ka siguruar sot videon e mbërritjes së biznesmenit libanezo-amerikan në Tiranë, ku Mitri shfaqet mbi një karrocë me rrota dhe i shoqëruar nga disa roje sigurie.

Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri është rikthyer në Tiranë, duke deklaruar se investimi i tij është mbyllur përfundimisht.

Mitri: Nuk e di çfarë ka bërë policia me autorët e dhunimit. Nuk do të qëndroj në Shqipëri.

Videoja është regjistruar afër Bllokut në Tiranë, ku Mitri shkonte në ceremoninë e lamtumirës se nënës së tij në kishë, për të vijuar me pas me atë pranë varrezave të Tufinës. Nuk është e qartë nëse pas ndarjes përfundimtare me të ëmën, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë.

Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.

Edhe kompania e tij, Omnix Albania deklaroi se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas aktit të rëndë kriminal ndaj Mitri. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat