Basha mbledh partinë në Korçë: Ligji i dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës, themeli i për zgjedhje të lira

Shqipëria

Basha mbledh partinë në Korçë: Ligji i dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës, themeli i për zgjedhje të lira

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:23
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

?Nga Korça, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po kërkon që të blejë zgjedhjet e ardhshme me lekët e drogës që po lulëzon në mbarë vendin.

Për këtë Basha tha se Rama nuk pranoi as votimin dhe as numërimin elektronik, me qëllimin e vetëm që të manipulojë zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kreu i PD-së  në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të partisë në Korçë. Sipas tij, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai u ndal edhe te largimi të rinjve nga strukturat e majta, ku përmendi edhe një rast konkret. 

Më e zhgënjyera nga Edi Rama duket se është rinia socialiste. Kleanth Caushi  është njëri prej tyre. Duke parë se si të rinjtë e Korçës janë kthyer në përdorues masiv të hashashit, se si vendin e të arsimuarve në administratë e zënë persona me precedentë kriminalë, Kleanth Caushi vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike. 

Kleanth Caushi "Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës".

“Besoj se flas në emër të gjithësecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajon, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokëulur", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat