Rama dorëzohet para komentuesit: Nuk osht aq e leht o daku

Shqipëria

Rama dorëzohet para komentuesit: Nuk osht aq e leht o daku

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:13
Edi Rama

Qëkur Edi Rama ka vendosur ti kthejë përgjigje komentuesve në rrjetin e tij social, problemi i tij më i madh duket se është të ruajë të qeta nervat prej dështimi që i përplasët fytyrës koment pas komenti. Por edhe kur mëton të jetë i qetë përgjigjet e kryeministrit tregojnë se ai tashmë nuk është në gjendje të bëjë ndryshimin për të cilin votuesit e veshën me pushtet 3 vjet më parë.

Në postimin e rradhës ku Rama ka folur sërish për efektet e shëndetësisë falas (gjithmonë sipas tij) bie në sy një koment i thjeshtë i një komentuesi me emrin “Jon Beu” që i drejtohet me një kërkesë shumë të thjeshtë: “o rame bo nai gjo tmahesh men per tmir se nuk do morim gjo mrapa hap vene pune futu ne borxh me shtete mer traktora ujsjellsa ngreje ekonomin”.

Duket se Rama në tentavinë për të bërë “tironsin” si dikur në vitin 2003 kur doli me brekushe, i është përgjgijur po me të njëjtin zhargon: “O jon, qe mos i kujtosh gjonat kaq te lehta daku, une them lexo nai liber me shum se sa me shum te dish aq me pak e ngaterron kollajllikun e llafeve me peshen e mendimeve, Te paça mire”.

Por nuk ka mbaruar me kaq. Komentuesi i indinuar me përgjigjen e Ramës i përgjigjet se: “o ed un nuk te fola me ironi 1 e dyta sa i perket leximit kam maru universitet nuk jom analfabet lexoj edhe shumë bile. nejse.......tashti ti je ne nje pozit që ke mundësi të bosh diçka dhe ju duhet të boni diçka per kto njerëz sepse ty aftësitë nuk te mungojnë pranaj mos vononi mo boll lujtet ....nuk e shof te veshtir ti kërkosh eksperteve ekonomik nji zgjidhje ke te ri sa te dush me ide te reja në çdo deg me sa shof mungon vullneti. gjithsesi respekt edhe pse jam demokrat”.

Një koment që duket e ka gozhduar nxitimin e Ramës për t’ia hedhur lumit të një qytetari që vetëm të shkruarën e kishte në zhargon, ndërsa mendimin 10 herë më shumë të strukturuara se ekipi i Rilindjes që Rama përzgjodhi për të ndërtuar Shqipërinë. Dhe duke parë gabimin e bërë Rama është munduar të mbulojë marmalatën me shurup dhe i është përgjigjur: “Jon Beu nuk bera ironi, fola ne zhargon meqe m'u drejtove ne zhargon dhe s'te thashe qe je analfabet e as e dija qe je demokrat???? Tani qe ma the kete, po te flas seriozisht fare: Kurre nuk ka pasur ndonjehere me shume vullnet ne qeverisje se sa sot! Per te bere shtet dhe reforma”.

Përgjigje shumë konkrete e Ramës kjo sipas modelit të tij unik, fjalët e mira dhe gurët në torbë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat