Ambasada e SHBA: Nëse po mendon për Lotarinë Amerikane, kujdes nga këto mashtrime

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Nëse po mendon për Lotarinë Amerikane, kujdes nga këto mashtrime

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar sot sërish qytetarët shqiptarë që të bëjnë kujdes me ata që i mashtrojnë, u kërkojnë para apo u bëjnë oferta të tjera në një kohë kur gjithkush mund të aplikojë falas nga adresa zyrtare e Lotarisë.

Ambasada amerikane shkruan sot se "nëse po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane, shmangni mashtrimet duke pasur në mend këto këshilla" dhe jep adresën zyrtare se ku duhet të orientohen qytetarët.https://travel.state.gov/conte... si dhe kujton rregullat më poshtë në gjuhën shqipe: 

"Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shtator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarvewww.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat