“Ti je i aftë për punë!” Historia prekëse e të sëmurit që jeton mes skamjes

Shqipëria

“Ti je i aftë për punë!” Historia prekëse e të sëmurit që jeton mes skamjes

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 22:15
Zija Hysa

Gazetarët e emisionit “Stop” kanë udhëtuar në fshatin Moskuri të Durrësit, për shkak të shqetësimit të Muharrem Caushit, i cili vuan nga skizofrenia. Por kjo familje jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.

Zija Hysa, personi që ka punuar si infermier në fshat, pasi konstatoi gjendjen e tij, e ndihmoi të bënte dokumentet për të përfituar kemp. Por në përgjigje, Muharremi rezulton “i aftë për punë”.

Specialistët pranojnë, se diagnoza e skizofrenisë zgjat gjithë jetën, por kjo situatë nxjerr në pah absurdin e ligjit: që të përfitosh kemp, duhet të kesh qenë i siguruar të paktën 1 vit në 5 vjetët e fundit.

Ish-infermieri i fshatit, Zija Hysa, tregon për sëmundjen e 48-vjeçarit, i cili e njeh mjaft mirë këtë situatë

.“Di gjendjen e këtij djalit, që kur është sëmurë. Ka ardhur nga ushtria në vitin 1994. Kishte filluar shenjat e skizofrenisë, domethënë të këndonte rrugës, të ikte, nuk u bindte, nuk punonte, nuk dëgjonte as njerëzit e vet. A ndihmohet a nuk ndihmohet… nuk ndihmohet fare. Ky nuk ka marrë asnjëherë kemp, nuk ka marrë asnjëherë ndihmë ekonomike. E kam shoqëruar vetë deri sa ka marrë fletën e drejtimit për kemp tek Shëndeti Mendor. I ka bërë të gjitha vizitat, ka marrë skizofreni në diagnozë.  Në 2015 shkuam për komision, megjithëse sëmundja e tij kishte shkuar përpara, doktori i Sigurimeve Shoqërore nuk i ka dhënë kemp se thotë që është i aftë. E gjithë familja është e sëmurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat