Prapë ‘provokacia’! Mediat serbe, ja ç’fshihet në kravatën e Ramës

Shqipëria

Prapë ‘provokacia’! Mediat serbe, ja ç’fshihet në kravatën e Ramës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 21:32
Edi Rama

Edhe këtë herë mediat serbe kanë gjetur një “provokaciaja” te Edi Rama. Mediat serbe shkruajnë se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth.

Sipas tyre kjo kravatë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur. Media shkruan se ka pyetur edhe një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.

Dragomir Acoviç shprehet se, kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.

“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”,- shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat