"Grekët po tremben nga aleanca shqiptaro-amerikane. Po heqin ligjin e luftës"

Shqipëria

"Grekët po tremben nga aleanca shqiptaro-amerikane. Po heqin ligjin e luftës"

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:13
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela di si të jetë protagonist në media duke ngacmuar herë pas here opinionin publik me deklarata dhe qendrime që marrin vëmendje. 

Pasi krahasoi Ilir Metën që shkoi në Athinë me Ahmet Zogun kur vizitoi Beogradin, Ngjela vjen me një tezë tjetër, sipas të cilës grekët po i tremben aleancës së ngushtë që shqiptarët kanë me SHBA-në duke u tërhequr kështu edhe nga i famshmi ligj i luftës me Shqipërinë. 

Ngjela e ka bërë këtë deklaratë në profilin e tij në Facebook duke tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve.

Postimi i Ngjelës

Po tërhiqet nga turpi i saj shtatëdhjetë e dy vjeçar, sepse mbante një ligj absurd në dukje, por otomano-oriental në thelb, dhe antishqiptar në substancën politiko-historike. Por pyetja që duhet të ngrihet është kjo:

Pse sot pas 72 vjetesh?
Sepse e ndërmori më në fund për të lejuar Thesprotinë e Vjetër dhe Çamërinë e Re që të flasë shqip në atdheun e vet. Sepse Greqia, si edhe Serbia, e kishte gjetur Shqipërinë pa miq të fuqishëm, dhe, me një propagandë rraciste, i quanteshqiptarët myslimanë turq, dhe gjuhën shqipe "të mallkuarr", pikërisht për faktin e autoktonisë reale të shqiptarëve">shqiptarëve në Ballkan, dhe të gjuhës shqipe, si gjuha më e vjetër sot aty.

Po tani?

Tani kuptohet se politika greke po ndihet e trembur nga aleanca shqiptaro-amerikane: koncepti i ri për Çamërinë i Bashkimit Europian dhe i politikës amerikane; sidomos njohja e genocidit grek antishqiptar në Çamëri, ka krijuar tkurrje frike në Greqi. Në këtë shqetësim grek, ndërhyn si fakt edhe pastrimi që do t'i bëjë Reforma shqiptaro-amerikane në Drejtësi të gjithë korrupsionit në qarqet e larta të politikës shqiptare: politikanë të lartë, që shumica e të cilëve janë edhe ata që janë paguar nga antishqiptarizmi i Ballkanit Perëndimor.

Por, çdo të ndodhë pas Reformës shqiptaro-amerikane? Sigurisht ngritja e personalitetit shqiptar dhe e gjuhes shqipe. Do fillojë patjetër evolucioni me galop i çeshtjes shqiptare në Ballkan dhe garantimi i të drejrave të dhunuara tëshqiptarëve">shqiptarëve në një shekull, sepse "të fortët e Evropës", që pas rënies së Austrohungarisë, të cilët nuk kanë dashur fare të ekzistojë një shtetshqiptar, tani e kuptojnë faktikisht se historia ka ndërruar udhë.

Koha ka ndryshuar në favor të së drejtës të shqiptarëve">shqiptarëve.
Heqja e ligjit të luftes me Shqipërinë, është vetëm hapi i parë i politikës greke, në rrugën e saj për të hequr dorë nga racizmi antishqiptar. 

Eshte mirë që ndërkohë të trembet edhe korrupsioni i lartë politik shqiptar: gjithçka këtej e tutje do të vijë e të ecë në favor të të drejtave tëshqiptarëve">shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, shitësit e pushtetshëm të këtyre të drejtave, në favor të fqinjëve tanë, tani janë drejt penalizimit.
Shqiptarët duhet të jenë të sigurt për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat