Taksa në rrugën e Kombit, Panariti: Qeveria të dëgjojë zerin e qytetarëve

Shqipëria

Taksa në rrugën e Kombit, Panariti: Qeveria të dëgjojë zerin e qytetarëve

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:43
Edmond Panariti

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti teksa ka qenë në Kukës për zgjedhjet brenda LSI ka folur për rrugën e Kombit ku ka thënë se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet e banorëve.

Ai ka shtuar se për çështjen e kundërshtuar të taksimit për banorët e qarkut Kukës duhet të gjendet një zgjidhje e balancuar.

Lidhur me sulmet e PD për ambasadorin Lu Panariti ka thënë se pozicionet mbeten të ndryshme por miqësia e Shqipërisë me SHBA mbetet e njëjtë.

Sa i përket zgjedhjeve dhe vetë LSI ai tha se kjo forcë politike po rritet dhe se ka ndikuar e do ndikojë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat