Flasin ekspertët: Aksidenti tragjik në Sukth, jo për shkak të sinjalistikës në autostradë

Shqipëria

Flasin ekspertët: Aksidenti tragjik në Sukth, jo për shkak të sinjalistikës në autostradë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishte një gabim njerëzor ai që i mori jetën 4 të rinjve pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sukth.

Ky ka qenë një nga sqarimet paraprake që kanë dhënë ekspertët e kësaj çështjeje. Nga vendi i ngjarjes, ekspertët pohojnë se aksidenti nuk është shkaktuar për mungesë të sinjalistikës rrugore, pasi u evidentua se aty mungonte ndriçimi.

Nga ana tjetër ata theksojnë se autostrada Tiranë-Durrës, i ka të gjitha kriteret e sinjalistikës, ndërsa shtuan se hetimi do të tregojë qartë sesi Dashnor Deliallisi u fut në kah të kundërt të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me "Benzin" ku udhëtonin tre vajzat, Gerta Sherifi, Izabela Balla dhe Elona Xhuti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat