Rama për gazetën gjermane: Mu zbardhën flokët si kryeministër

Shqipëria

Rama për gazetën gjermane: Mu zbardhën flokët si kryeministër

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 22:34
Edi Rama

Kjo zyrë (Kryeministria) m’i zbardhi flokët e mi”, kështu e nis artikullin gazetare gjermane Abendblatt, në lidhje me kryeministrin Edi Rama, i cili ka zhvilluar një vizitë në redaksinë e kësaj gazetare.

“Por është vendi ku më mësoi të njoh më mirë vendin tim”, thotë ai më tej.

“Por ai më ka mësuar ta kuptoj më mirë vendin tim. Shpresoj vetëm që të mos zhgënjej njerëzit. Të gabosh është pjesë e një funksioni të tillë; megjithatë varet nëse këto gabime bëhen qëllimisht apo gabimisht. Unë shpresoj që gabimet e mia t’i përkasin kategorisë së fundit“, ka thënë Rama.

Shqipëria-thotë Rama, në thelb ka të njëjtin proces tranzicioni nga një ekonomi socialiste të planifikuar në një ekonomi tregu njësoj si Gjermania Lindore apo vende të tjera të ish-bllokut komunist. “Por me një ndryshim të madh: Shqipëria ishte një vend tërësisht i izoluar-si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja”.

Sipas Ramës, në këto kushte, në 25 vitet e fundit, “vendi ka pasur ndryshime të mëdha, sfida të mëdha dhe probleme të mëdha”.

Duke folur për integrimin, kryeministri i Shqipërisë thotë se Shqipëria e identifikon veten me Bashkimin Evropian.

“Për të qenë pjesë e Unionit është një ëndërr, të cilën ne si komb e ushqejmë prej një kohë shumë të gjatë. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë ëndërr. “Rruga drejt anëtarësimit në BE i përket elementëve të patjetërsueshëm të modernizimit në Shqipëri”, thekson ai.

Për sa i përket kërkesa për azil të shqiptarëve në Gjermani, Rama propozon si zgjidhje investime në Ballkan.

“Një zgjidhje do të ishte mundësia për t’i sjellë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian të punës. Dhe ky do të ishte një treg për më tepër se 500 milion njerëz, që lëvizin të lirë e pa pengesa të mëtejshme.

Natyrshëm që kriza e refugjatëve e ka rënduar këtë efekt migrator. Është dicka e mirë që në Gjermani është marrë vendimi për të klasifikuar Shqipërinë si vend i sigurt i origjinës – kjo ka sjellë paksa normalitet”, thotë Kryeministri.

Rama ishte në Hamburg të Gjermanisë, ku mori pjesë forumin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat