Çështja CEZ, kërkohet zgjatja e afatit të Komisionit Hetimor

Shqipëria

Çështja CEZ, kërkohet zgjatja e afatit të Komisionit Hetimor

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:53
Taulant Balla

Deputeti i PS-së Taulant Balla i ka kërkuar kreut të Kuvendit Ilir Meta zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen CEZ, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar nismëtar për ngritjen e këtij komisioni.

“Për shkak të numrit ende të madh të dëshmitarëve që do të thërriten, si dhe volumit që përmban dokumentacioni që do të shqyrtohet, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar nismëtar për ngritjen e këtij komisioni ,do t’ju kërkoja zgjatjen e afatit të veprimtarisë të tij për një periudhë 3-mujore”, theksohet në kërkesë.

“Komisioni Hetimor i Kuvendit ‘Për hetimin dhe verifikimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, mbrojten e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes, negocimit të marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin nr. 10116, datë 23.4.2009, ‘Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 për qind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes (OSSH) sha-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ A.S.-së’, si edhe evidentimin e efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje’, ngritur me vendimin nr. 30/2016t? Kuvendit t? Shqip?ris?, ka vijuar punën e tij në përmbushje të objektit për të cilin është krijuar, duke kërkuar informacion me shkrim pranë institucioneve si dhe duke thërritur dëshmitarët e nevojshëm për marrjen e të dhënave objekt hetimi”, thuhet në kërkesë.

Më tej në kërkesën e tij Balla thekson se komisioni nuk ka mundur të vijojë normalisht punën e tij pas lënies së mandatit të deputetit nga ana e Nënkryetarit të këtij Komisioni Sherefedin Shehu dhe moszëvendësimi i tij nga PD. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat