Përmbytje në Kodër Kamëz, përroi rrëmben furgonin me shoferin brenda

Shqipëria

Përmbytje në Kodër Kamëz, përroi rrëmben furgonin me shoferin brenda

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 08:35
Përmbytjet në Shqipëri

Probleme serioze janë shfaqur pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Tiranës. Reshjet dhe prurjet e lumit e kanë bërë të rrezikshëm përroin në Zall-Bastar.

Mësohet se një furgon është rrëmbyer nga rrjedha e përroit, mëngjesin e sotëm, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda mjetit.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, drejtuesi 50-vjeçar i frugonit u nxor nga mjeti me anë të një vinçi.

Situata paraqitet emergjente në zonën e njohur si “Bregu i lumit”, ku disa banesa rrezikojnë të përmbyten pasi lumi ka dalë nga shtrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat