Rama me shifra rekord: Kemi shkatërruar 99.8% të kanabisit të zbuluar

Shqipëria

Rama me shifra rekord: Kemi shkatërruar 99.8% të kanabisit të zbuluar

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 17:58
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook”, theksoi atë që e cilësoi si arritjen e madhe të qeverisë në luftën kundër drogës, duke u bazuar tek raporti i "Guardia Di Finanza"-s.

“Avioni fotografik ka përfunduar misionin e tij. Këtë vit u kryen më shumë se asnjëherë tjetër numër fluturimesh.  U regjistrua një shifër rekord në këto tre vite e rezultatit, 99.8% e parcelave të zbuluara u shkatërrua. Nuk e them unë apo Ministria e Brendshme, e raporton 'Guardia Di Finanza', një trup e njohur botërisht për profesionalizmin dhe integritetin e saj në luftën kundër krimit të sofistikuar. Edhe këtë vit e fitoi luftën dhe shifrat thonë se këtë vit luftën e fitoi më shumë se kurrë Policia e Shtetit. Kjo luftë u fitua me shifra dhe jo me kazanët e mbetjeve dhe baltës ndaj Policisë”, tha Rama.

“Trupat e Policisë së shtetit kanë reaguar në çdo rast brenda 24 orësh nga marrja e njoftimit”, vijoi Rama. Sipas tij katër vite më parë, "Guardia di Finanza" nuk lejohej të futej dhe jo më të bashkëpunonte. “Ndërsa tani, lufta ndaj mbjelljes së Cannabisit është në rend të ditës dhe po u tregojmë qytetarëve se ky biznes nuk mund të lejohet më, prandaj qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, tha Rama.

Ai pranoi se këtë vit, në krahasim me një vit më parë, është mbjellë një sipërfaqe më e madhe me kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat