Basha dhe Meta ulen sot në një tavolinë, ja kush i bashkoi

Shqipëria

Basha dhe Meta ulen sot në një tavolinë, ja kush i bashkoi

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 21:52
Basha-Meta

Të gjithë ata që pas çdo veprimi janë të aftë të gjejnë nje teori konspiracioni kanë momentin më të mirë për të aluduar. Nëse fjalëve për një ftohje në raportet Rama-Meta do t’u shtoheshin thashethemet për një afrim në raportet Basha-Meta, ky është çasti i duhur. Kreu i opozitës Lulzim Basha është ulur sot në të njëjtën tavolinë me kreun e LSI Ilir Meta. Nuk është fjala për një tryezë politike, por për një ceremoni martesore e këtë radhë, ai që ka bashkuar dy krerët e forcave politike ka qenë  Princi Leka në martesën e tij, që po zhvillohet aktualisht me të ftuar të rëndësishëm, jo vetëm nga Shqipëria.

Me sa duket çfarë nuk e realizon kushtetuta dhe kuvendi, e arriti mbretëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat