Deputeti i PS-së: Nuk i njoh personat me mbiemrin tim të kapur me hashash

Shqipëria

Deputeti i PS-së: Nuk i njoh personat me mbiemrin tim të kapur me hashash

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:06
Xhemal Qefalia

Partia Demokratike në Shqipëri akuzoi sot policisë dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri se po mundohet të mbajë të fshehur një ngjarje që ka ndodhur pasdite, në mënyrë që të lehtësojë rrethanat e kushërinjve të deputetit Xhemal Qefalia në banesën e të cilëve është gjendur 50 kg kanabis sativa e tharë.

“Droga është kapur pikërisht në Priskë të Zall Herrit, ku ata kanë banesën. I ndaluari është Haxhi Qefalia, por Tahiri ka bllokuar daljen e informacionet dhe po bëhen të gjitha ndërhyrjet për ta nxjerrë të afërmin e deputetit. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë shërbim kriminal të urdhëruar nga Saimir Tahiri. I kërkojmë policisë të bëjë transparencë të menjëhershme për ngjarjen. Partia Demokratike e nxit prokurorinë të hetojë rastin dhe të ndalojë ndërhyrjet politike e presionet e Saimir Tahirit në këtë çështje” –thuhet në reagimin e PD-së.

Por deputeti i PS, Xhemal Qefalia ka reaguar në lidhje me akuzat e PD, se kushërinjtë e tij u kapën me 50 kg kanabis të tharë në banesë. Qefalia tha se nuk ka asnjë lidhje me personat që PD i akuzon për drogë, ndërsa tha se për këtë shpifje do bëjë denoncim dhe do të çojë PD në gjyq.

“Unë e hedh me neveri këtë shpifje të radhës të PD. Është trupi i radhës i kësaj partie që mundohet të njollosë këdo që i del në shteg. Nuk kam asnjë lidhje me personin në fjalë. Nuk e njoh, nuk është pjesë e fisit tim. Fisi Qefalia është i madh, gjendet në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se janë kushërinjtë e mi. Nuk kam asnjë lloj kontakti.

Në këto kushte i bëj thirrje Prokurorisë ta hetojë sa më parë dhe të zbardhë të vërtetën dhe për shpifjen që bën PD do ti drejtohem gjyqit për këtë shpifje të radhës. Është një trup dhe absurditet e cila kërkon PD të hedhë mbi deputetin e PS” –tha deputeti i PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat