Majko: Në zgjedhjet e fundit, një votë bënte 50-60 euro

Shqipëria

Majko: Në zgjedhjet e fundit, një votë bënte 50-60 euro

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:08
Ish-kryeministri Pandeli Majko

Ish-kryeministri Pandeli Majko njihet për sinqeritetin e tij.

Këtë herë, duke folur për reformën në drejtësi në Kuvend, ai tha se problemi është se kriminelët janë në politikë.

Madje ai shtoi se në zgjedhjet e fundit, një votë u ble për 50-60 euro.

“Nëse akuzoni për krim në politikë, shikojini pak ata kriminelët që janë bërë ‘të majtë’ tani. Çfarë kanë qenë përpara? Mos kanë qenë me Partinë Demokratike?! Mos kanë vjedhur gjë vota në emër të PD-së, mos kanë qenë të fortë në emër të PD-së?! Shikojini pak më mirë shkollën e të bërit politikë prej tyre. Dhe shprehini keqardhje vetes se ata që stërviten i keni përballë. Kjo është drama e politikës shqiptare dhe ka vetëm një zgjidhje, ashtu si më 21 korrik, duke mos qenë bashkë, të votojmë bashkë”.

“Ne kriminelët i kemi në politikë se nuk kemi gjykatës e prokurorë. Në fakt, sistemi i Drejtësisë na ka marrë neve peng. Sepse kemi ecur me logjikën, ne ju zgjedhim, ju nuk na dënoni. Pastaj mos u çudisni pse vijnë kriminelët. Vijnë kriminelët sepse ne nuk i dënojmë”.

“Nisur edhe nga parafolës të tjerë për reformën e zgjedhjeve dhe çështjen e manipulimit të tyre, mendoj se kanë shumë të drejtë, por përsëri rrugët do na çojnë te kjo reformë që po diskutojmë sot, te Reforma e Drejtësisë. Nuk ështgë sekret në Shqipëri, në zgjedhjet e fundit, një votë bënte 50-60 euro, zyrtare në një rreth ku ishin zgjedhjet më të vështira. Dhe kjo ka ndodhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat