Mbetjet, Rama: Lënda e parë në vend mungon ose është pa cilësi

Shqipëria

Mbetjet, Rama: Lënda e parë në vend mungon ose është pa cilësi

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 10:59
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një sipërmarrës në fushën e riciklimit. Tryeza e mbajtur në Kryeministri ka mbledhur përfaqësues të industrisë së riciklimit dhe krerë të bashkive të vendit.

Rama tha se industria e riciklimit është në një moment kritik dhe hyrja në fuqi e ligjit të mbetjeve do t’i krijojë një hapësirë të re.

“Është në pikën që ose të shpallë falimentin, ose të marrë frymë nga ky proces. Dokumentet e BE-së parashikojnë importin. Ai është i kufizuar në deri 3 pika doganore. Autorizimi për importin e mbetjeve u jepet vetëm atyre që kanë aktivitet riciklues. Ligji autorizon ministrin si autoriteti përgjegjës për të dhënë autorizimin për këtë. Përgjegjësia për këtë proces duhet të jetë ligjërisht e qartë. Kush shkel ligjin, do të jetë përgjegjës përpara tij”, tha ai.

Sipas Ramës, importi i mbetjeve për riciklim në vendin tonë do të ketë impakt të menjëhershëm në ekonomi. Rama tha se aktualisht industria e riciklimit në vend punon me 30% të kapacitetit për shkak të mungesës së lëndës së parë në vend.

“Në aspektin ekonomik është e qartë që nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap, do të shkonim drejt humbjes në disa plane. 234 milionë euro në investime, 35 mijë vende pune. Industria aktualisht punon me 30 për qind të kapacitetit të përpunimit si pasojë e faktit se lënda e vendit mungon dhe është e një cilësie të dobët. Është e thjeshtë të bëjmë llogari se duke i dhënë hapësirë këtij sektori do të kemi impakt pozitiv në ekonomi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat