Rama edhe fotograf: Ja kush e votoi reformën në drejtësi

Shqipëria

Rama edhe fotograf: Ja kush e votoi reformën në drejtësi

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 10:17
Kuvendi i Shqipërisë

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, jo vetëm ka votuar mbrëmjen e djeshme ligjet e paketës së reformës në drejtësi, por ka luajtur edhe rolin e fotografit. Nga vendi ku qëndron, pas foltores së Kuvendit, shefi i qeverisë ka fotografuar sallën, kur në të ndodheshin vetëm deputetët e shumicës parlamentare.

“Gjatë miratimit të ligjeve bazë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ku fatkeqësisht mungojnë ata që e duan reformën me çdo kusht”, ka shkruar Rama në foton e publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook.


Opozita votoi vetëm ligjin për ngritjen e prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit e zyrtarëve të lartë dhe më pas u largua nga salla, duke deklaruar për ligjet e tjerë munguan konsensusi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat