Shqipëria do të dyfishojë prezencën e saj ushtarake në kuadër të misionit trajnues të NATO-s

Shqipëria

Shqipëria do të dyfishojë prezencën e saj ushtarake në kuadër të misionit trajnues të NATO-s

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 16:54
Takimi

Konferenca për Afganistanin, e zhvilluar në Bruksel me datë 5 tetor 201,  u bashkë-organizua nga BE-ja dhe qeveria afgane, me qëllim vazhdimin e mbështetjes aktuale politike dhe financiare për Afganistanin nga vendet patnere deri në vitin 2020. Në këtë takim të nivelit të lartë, morën pjesë mbi 67 vende, përfshirë të gjitha vendet e rajonit tonë dhe ato të BE-së, dhe rreth 25 organizata dhe agjenci të rëndësishme ndërkombëtare.

Konferenca e Brukselit inkurajoi qeverinë afgane të Pajtimit Kombëtar në rrugën e reformave, duke kushtëzuar vijimin e përkrahjes financiare për këtë vend, me progres të matshëm për sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe respektimit  të drejtave të njeriut dhe veçanërisht atyre të grave dhe fëmijëve.

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në kete Konference shprehu mbështetjen e Shqipërisë për procesin e paqes dhe pajtimit kombëtar në Afganistan dhe përpjekjeve të autoriteteve vendore për garantimin e sigurisë në vend, në mënyrë që progresi i arritur gjatë dekadës së fundit dhe investimi afatgjatë i bashkësisë ndërkombëtare të jetë i pakthyeshëm.

Ministri Bushati deklaroi se “si vend anëtar i NATO-s dhe në mbështetje të politikave të BE-së, në cilësinë e vendit kandidat, Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në Afganistan, për sa kohë të jetë e nevojshme”.

Në fjalën e saj në çelje të punimeve të Konferencës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini theksoi se është e nevojshme që vendet partnere të  ilustrojnë bashkërisht përgjegjësinë e tyre në 15 vite me angazhime konkrete dhe afatgjata.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk bëri thirrje për pragmatizëm kundrejt situatës aktuale: “pa vigjilencë dhe pa mbështetje Afganistani mund të kthehet mbrapa, theksoi Tusk”.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry u shpreh se “progresi i bere në Afganistan është vetëm fillimi. Pjesëmarrja masive dhe angazhimet e marra në këtë konference më bëjnë të kem besim tek e ardhmja.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat