Kriza e emigrantëve, Kodheli: I bashkohemi misionit të NATO-s në Egje

Shqipëria

Kriza e emigrantëve, Kodheli: I bashkohemi misionit të NATO-s në Egje

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 18:51
Mimi Kodheli dhe Jeanine Hennis-Plasschaert

Shqipëria do t’i bashkohet për herë të parë misionit të NATO-s në Egje për të ndihmuar në menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një takimi që pati me homologen e Holandës, siguroi se edhe ky hap do të sigurojë një histori suksesi për Shqipërinë dhe angazhimin e saj në NATO.

Mimi Kodheli: Ne jemi zotuar t’i bashkohemi, sot që flasim, misionit  NATO-s në detin Egje. Kjo është diçka e anonçuar edhe më parë prej nesh, për të ndihmuar lidhur me krizën migratore, një krizë me të cilën vendet, jo vetëm që lagen nga deti Mesdhe, por i gjithë kufiri i NATO-s, është i prekur dhe kjo sigurisht që është për të parën herë që Shqipëria merr pjesë në një mision të tillë të NATO-s në ujërat ndërkombëtare dhe nën lidershipin e holandezëve besoj që do të jetë realisht një histori tjetër suksesi i misioneve tona në NATO.  I shpreha mirënjohjen time koleges për mbështetjen e plotë që Mbretëria e Vendeve të Ulëta do të na ofrojë si një vend, jo vetëm lider në këtë mision, por si një vend i cili do të asistojë anijen tonë në këtë mision kaq të rëndësishëm. 

Edhe ministrja e Mbrojtjes së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta e mirëpriti këtë iniciativë teksa shprehu angazhimin e saj në mbështetje të Shqipërisë.

Jeanine Hennis-Plasschaert: Jam shumë e kënaqur që jam këtu sot, pasi Shqipëria do të bashkohet me ne në Detin Egje, dhe jam shumë krenare për të punuar me shqiptarët. Por gjithashtu jam shumë e vetëdijshme për faktin që është hera juaj e pare për të marrë pjesë dhe për të qenë aktivë  në Detin Egje. Dua t’ju siguroj dhe njëherë se ne, holandezët, jemi gati të punojmë  me ju. Diskutuam gjithashtu për qendrën e Ekselencës. Këtu kemi disa eksperienca specifike për shkak të përfshirjen tonë në luftë dhe për këtë jemi gati të punojmë me ju.

Gjatë takimit dy bashkëbisedueset shprehën vendosmëri për thellimin e bashkëpunimit dy palësh në mënyrë të veçantë në fushën e arsimit dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat