Meta pret Ambasadorin e ri të Egjiptit, Mohamed Khalil

Shqipëria

Meta pret Ambasadorin e ri të Egjiptit, Mohamed Khalil

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 16:00
Ilir Meta, Mohamed Khalil

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit, Meta vuri në dukje marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy popujve tanë dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Njëkohësisht Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më konkretisht në të ardhmen e afërt.

Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil, pasi shprehu kënaqësinë e emërimit në Tiranë theksoi se fokusi i punës së Ambasadës së Egjiptit do të jetë në thellimin e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit, kulturës dhe arsimit, ku të dy vendet kanë potenciale të mëdha të pashfrytëzuara.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se intensifikimi i kontakteve ndërparlamentare duhet t’i shërbejë rritjes së cilësisë së bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar  mes dy vendeve tona mike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat