Nis aplikimi për Lotarinë Amerikane

Shqipëria

Nis aplikimi për Lotarinë Amerikane

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:22
Ilustrim

Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë dëshirë të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe”, sqaron ambasada amerikane në Tiranë.

Ndërkohë jepen edhe udhëzimet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta të pranueshmërisë¸ në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë¸ nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Këtë vit janë publikuar rregulla të reja për të gjithë pjesëmarrësit në lotari të cilët, nuk duhet të dalin foto me syze pasi do të skualifikohen automatikisht.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht”, sqaron ambasada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat