Nesër fillon Lotaria Amerikane, ja gjithçka që duhet të dini. Udhëzimet në shqip

Shqipëria

Nesër fillon Lotaria Amerikane, ja gjithçka që duhet të dini. Udhëzimet në shqip

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 18:00
Ilustrim

Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja udhëzimet në shqip që jep Ambasada Amerikane e Shqipërisë në faqen zyrtare:

Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen https://tirana.usembassy.gov/dv.html.

Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat