Policia në Shqipëri ka dhënë rreth pesë mijë dënime vetëm gjatë fundjavës

Shqipëria

Policia në Shqipëri ka dhënë rreth pesë mijë dënime vetëm gjatë fundjavës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 17:29
Ilustrim

Vijojnë masat për ruajtjen e sigurisë ndërsa vetëm në fundjavë janë arrestuar 20 persona.

Policia njofton se janë vendosur 4.998 gjoba dhe janë pezulluar 122 leje drejtimi, për alkool për shpejtësi.

Ndërkohë, 7 drejtues mjetesh janë prangosur pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe 13 pa patenta.

Sakaq, janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, ndërsa 144 gjoba për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat