Deputeti i LSI-së: Na lodhi PS! Duhet një kryeministër nga LSI!

Shqipëria

Deputeti i LSI-së: Na lodhi PS! Duhet një kryeministër nga LSI!

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 20:54
Përparim Spahiu

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, që kandidon për kryetar të kësaj partie përballë Ilir Metës e hapi fushatën e tij elektorale në Peshkopi ku edhe është zgjedhur deputet. Ai e vuri theksin te pakënaqësitë e bashkëqeverisjes me Partinë Socialiste.

“LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër korridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare!”- tha Spahiu.

Deputeti del kundër modelpit të qeverisjes së Ramës.

“Unë si kryetar i ardhshëm i LSI, për të cilën kërkoj votat tuaja, jam i mendimit se duhet të mbarojë më në fund procesi i stolisjes së rrugëve dhe i riparimit të fasadave, ku janë derdhur financime dorëlëshuara. Nuk na duhen palma dhe ndriçues me ngjyra, më shumë se sa spitale apo pika ambulatore të reja. Shkolla, kopshte dhe subvencione serioze për prodhimet tona bujqësore, që nxisin prodhimin, punësimin, sjellin të ardhura të ndershme nëpër shtëpiat tona dhe furnizojnë turizmin shqiptar me prodhimet tona” –tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat