Importi i mbetjeve, Rama: Shumica e ka të qartë dallimin mes plehrave dhe mbetjeve

Shqipëria

Importi i mbetjeve, Rama: Shumica e ka të qartë dallimin mes plehrave dhe mbetjeve

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 17:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ligjin e mbetjeve si temën e komunikimit me qytetarët të javës që po mbyllet. Në videomesazhin e publikuar në “Facebook”, Rama thotë se me angazhimin e saj lidhur me këtë ligj, PD-ja po bën rolin e gogolit.

“E kthyer në shkretëtirë idesh, e mbetur rrugëve pa lidership dhe program, duke u përpjekur t’i frikësojë shqiptarët për çfarë t’i dalë përpara, PD-ja ka marrë përsipër të bëjë për publikun rolin që gogoli luan për fëmijët. Në botën e qytetëruar dallimi mes plehrave që digjen ose groposen dhe mbetjeve të konsumit që riciklohen për të mbrojtur mjedisin nga ndotja, me përfitim ekonomik është i qartë sa nata me ditën. Shumica dërrmuese e ka të qartë këtë dallim”, shprehet Rama në nisje të mesazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat